Buxheti 2017/ Reagon Duka: Qeveri që nuk i shërben popullit, por që vetëm e shfrytëzon atë
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një reagim për projektbuxhetin e vitit 2017, i cili mritet të miratohet sot në Parlament, ka thënë se kemi një Qeveri e cila nuk i shërben popullit por një qeveri që vetëm e shfrytëzon atë.
Sipas tij, në relacionin e projekt buxhetit për 2017 më shumë flitet për sukseset për zhvillimin e bujqësisë gjatë viteve 2013-2016 se sa për projektbuxhetin për vitin e fundit të kësaj qeverisje.
Reagimi i plotë i Agron Dukës
Në relacionin e projekt buxhetit për 2017 më shumë flitet për sukseset për zhvillimin e bujqësisë gjatë viteve 2013-2016 se sa për projektbuxhetin për vitin e fundit të kësaj qeverisje.
Citohet që është rritur financimi për skemat mbështetëse nga 847 milionë lekë në vitin 2013 në 1 miliard e 435 milionë lekë të disbursuara në vitin 2015. Ndërkohë, janë planifikuar 1 miliard e 520 milionë lekë për vitin 2016, gati 200% rritje krahasuar me vitin 2013. Shtrohet pyetja- Ku kanë shkuar gjithë këto lekë? Vetëm fermerët nuk kanë përfituar.
Citohet që është rritur numri i përfituesve më 37% në vit. Si ka mundësi të jetë rritur numri i përfituesve kur qeveria vetë ka deklaruar që në krahasim me skemat e mëpareshme do mbështësë sektoret e përpunimit dhe magazinimit e tregtimit.
Flitet për rritjen e eksporteve. E qartë, shifrat nuk i vëmë në diskutim, por nuk kuptojmë se ku është kontributi i MBZHRAU. Është e natyrshme që prodhimi dhe eksporti do të rritën sepse edhe në vitet përpara kësaj qeverie është investuar. Edhe fermerët me burimet e tyre financiare kanë investuar etj. Kjo qeveri po vjel frutet.
Flitet për suksese në pastrimin e kanaleve ujitës e kullues, a thua se këto nuk janë bërë me parë. Shifrat që jepen janë qesharake në krahasim me nevojat.
Nëse duam të dimë sa është kontributi i politikave të kësaj qeverie në rritjen e prodhimit, le t’i jepet përgjigje pyetjeve të mëposhtme.
Sa është rritur gama e produktëve bujqësore që eksportohen? Kur do të plotësohen kushtet për eksportin e molusqeve?
Po të produktëve të tjera me origjinë shtazore?
Çfarë bëhet me sigurinë ushqimore? Sa laboratore të reja janë venë në funksionim? Si do parandalohen therjet në rrugë?
Cila është aresyeja e ndryshimit të raportit import-eksport, rënia e importeve si rezultat i rënies se konsumit apo rritja e eksporteve?
Çfarëe ka bërë qeveria për venjen nën kulture të 120 mije ha qe megjithse është privatizuar, nuk kultivohet?
Çfarë ka bërë qeveria për konsolidimin e pronës?
Çfarë ka bërë qeveria për konsolidimin e fermës?
Çfarë ka bërë qeveria për zhvillimin e tregut të tokës?
Çfarë ka bërë qeveria për krijimin e sistëmit të administrimit të tokës?
Si kanë ndikuar politikat e qeverisë në uljen e kostos së produktëve bujqësore?
Si ka ndikuar reforma institucionale për kullimin dhe ujitjen?
Si ka qënë efektiviteti i investimeve në fushën e kullimit dhe ujitjes etj?
Kur do hiqet dorë nga investimet në kushte emergjence?
Kur do punohet simbas një strategjie afatgjatë të zhvillimit bujqësor e rural?
Le të kthehemi tek prioritetet e buxhetit për vitin 2017.
Për vitin 2017 buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është rreth 10.17 miliardë lekë dhe është rreth 0,2% më i vogël se buxheti i vitit aktual.
Asgjë për t’u shënuar. Vetë mënyra se si janë trajtuar në ketë relacion tregon se hartuesit as nuk e kanë prioritet bujqësinë. Flitet për vazhdimin e punës për pastrimin e kanaleve dhe për vaksinime, sepse këtu janë lekët e korrupsionit.
Nuk flitet asgjë në lidhje me parashikimet e programit të kësaj qeverie. Ku është 5 fishimi i investimeve publike? Ku është heqja e akcizës së naftës? Ku është përfundimi i regjistrimit të pasurive të paluajtëshme në zonat rurale?
Flitet për mijera fermerë përfitues nga skemat mbështëtëse. Ku janë?. Apo përfituesit janë hipotetik.
Të njëjtën gjë mund të themi dhe për buxhetin e mjedisit.
Kur do ta marim vesh sa hektarë pyje dhe kullota kemi?
Kur do të punohet me një inventar të ri të pyjeve e kullotave?
Kur do realizohet reforma institucionale në sektorin pyjor e kullosor? (ti përshtatët reformës administrative)
Me këtë ritëm mbjelljesh, kur do të arrijmë sipërfaqet, të paktën të vitëve 90.
Çfarë progresi ka në administrimin e basenëve ujore?
Kur do të hiqet dorë nga shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte?
Kur do të përfundoje prerja e paligjeshme e pyjeve etj
Buxheti i Ministrisë së Mjedisit për vitin 2017 do të jetë rreth 3.2 miliardë lekë dhe në tërësinë e tij, shënon një rënie krahasuar me një vit më parë.
Për ndryshimin e aksizave
Kryesisht parashikohet ndryshimi i akcizës së duhanit dhe gazit.
Të gjitha këto ndryshime, me gjithë referimet sipas direktivave përkatëse të BE nuk janë gjë tjetër vetëm se një formë e kamufluar e mbushjes spekulative të buxhetit, një rritje e pa deklaruar e çmimeve, një ndikim negativ në buxhetin e familjes dhe nivelin e jetesës. Një qeveri që nuk i shërben popullit, një qeveri që vetëm e shfrytëzon atë.
KOHA JONË SONDAZH

