Bylykbashi: Rama pengon zgjedhjet e lira, shpresë platforma e PD-së
Kërkesa e djeshme e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla lidhur me zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën zgjedhore, ka nxitur dhe reagimin e PD-së. Përmes Oerd Bylykbashit, PD-ja akzuon kreun e qeverisë, si pengues i platformës për zgjedhje të lira.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi, pohoi se PS po saboton me qëllim reformën, pasi sipas tij, për të nuk është bërë asgjë deri më sot. Për këtë u shpreh deputeti, në ndihmë reformës i vjen platforma e PD-së.
“Janë të domosdoshme që të trajtohen që zgjedhjet e 2017 të jenë të ndershme. Është një platformë që ka mbarë vlerësim nga partnerët ndërkombëtar. Po behët 7 muaj që kjo mazhorancë dhe Rama ka zabotuar procesin e reformës zgjedhore që të vijmë në këtë pikë. Ka filluar procesi i hartimit të listave dhe si asnjë herë më parë nuk është bërë asgjë për zgjedhjet, edhe pse ato janë te porta. Ne kemi kërkuar që të bllokohet kriminalizimi i blerjes së votës. Të gjitha pretendimet e mazhorancën nuk kanë synim të trajtojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ramës ia ka dhënë Merkel, Uashingtoni, se ligji për dekriminalizmin është bllokuar nga Rama. Rroshi dhe Balili i emëruar nga ai, janë provat e qarta. Shqiptarët duhet patjetër që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

