Celibashi kërkoi firmën e Bashës për regjistrimin e PD, Alibeaj: Do ndjekim procedurat!
Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, ka deklaruar se PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe do të jetë pjesë e garës.
Në lidhje me vendimin e bërë publik dy ditë më parë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.
“PD do ndjekë procedurat, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin. PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

