Celibashi pyetet: Cila PD do regjistrohet në KQZ për zgjedhje, ajo me Berishën apo grupimi Alibeaj?

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Celibashi u pyet edhe se cila PD; e Alibeajt apo e Berishës do të regjistrohet në zgjedhje.

“Ne kemi komunikim institucional me PD-në. Deri në momentin që flasim përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ.

Në kuptimin është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ, janë përfaqësues dy zotërinjtë të cilët unë përmenda. Do jenë këta nesër, pasnesër në vijim nuk e them dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike”, tha Celibashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra deri në këto momente KQZ njeh si PD të ligjshme, vetëm atë që përfaqëson Enkelejd Alibeaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?