Celibashi u përgjigjet akuzave të Berishës: Proces edhe më i mirë se zgjedhjet e 2021
Në një dalje për mediat, Komisioneri Ilirjan Celibashi, i është përgjigjur edhe Sali Berishës, i cili i cilësoi zgjedhjet e djeshme një farsë elektorale.
“Në vlerësimin tim, procesi i numërimit të votave është duke shkuar shumë mirë. Pse jo dhe më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021. Kemi thuajse aspak incidente të raportuara, vetëm një rast në Kavajë“, ka thënë Celibashi.
Celibashi ka dhënë detaje rreth ecurisë së procesit të numërimit të votave dhe shpalljen e rezultateve në shumë bashki.
KOHA JONË SONDAZH

