Çështja e inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e Apelit lë në burg Lefter Kokën

Ish-ministri i Mjedisit do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Në seancën e sotme, Apeli ka vendosur që të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe ish-ministri Lefter Koka do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, është arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Prokuroria ka thënë se ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.

Sipas SPAK është konstatuar se është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?