“CEZ”, Ristani-Ballës: Je në konflikt interesi dhe Berisha vjen kur të ikë Balla

Pavarësisht thirrjeve të kreut të Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla që ish- kryeministri Berisha të marrë pjesë në komision, ky i fundit sërish ka munguar. Qëndrimi i demokratëve u bë i ditur në mbledhjen e të premtes nga Arben Ristani. Sipas tij, Balla ka konflikt interesi me familjen Berisha, pasi është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje. Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Gjykata e ka dhënë vendimin, ju jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Në këto kushte, kur ka shkaqet të dukshme njëanshmërie, njeërz që merren me hetime mund ti vazhdojnë ata, dhe në këtë rast ka një shkak të dukshëm njëanshmërie, për shkak të inateve personale që keni me familjarë dhe të afërm të zotit Berisha. Këtu nuk jemi për inatet personale, ato nuk i nxjerrim këtu. Duke qënë se jemi detyruar të zbatojmë ligjin, ju them se keni konflikt interesi. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet koflikti ligjor i interesit. Ne ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit, dhe po e depozitoj para jush që të mos gënjeni seancën tjetër kur të vijmë këtu. Ta shmangim këtë pengesë dhe të vazhdojmë shqyrtimin e çështjes”, u shpreh z. Ristani.

Ristani i ka thënë Ballës se është në konflikt interesi dhe se nuk mund ta drejtojë ai komisionin, ndërsa i kërkoi dorëhiqje. Menjëherë është kundërpërgjigjur Balla, i cili iu përgjigj se gjyqet janë me familjen e Sali Berishës dhe nuk kanë lidhje me punën e komisionit hetimor për CEZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam gjyqe me gjithë familjen Berisha, me vajzën Argita, me Shkëlzenin pasi i kam akuzuar për vjedhje. I kam thënë Shkëlzenit se është hajdut, por këtë çështje e ka nën administrim gjykata. Ky komision nuk ka lidhje më akuzat, pasi po diskutojmë për dëmin që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Unë dhe kolegët e mi nuk kemi punuar as në OSSH, as në CEZ, as në ministrinë e Berishës, pasi kjo do të përbënte konflikt interesi. Nuk është ngritur komision hetimor për Shkëlzenin, Jamerber Malltezin apo Argiten, por është ngritur komision për CEZ. E kuptoj se kjo është një lojë për të zgjatur dhe vonuar punën e këtij komisioni, pasi e njëjta gjë bëhet nga opozita dhe në komisione të tjera. Berisha tha do paraqitet sot në orën 10:00, por nuk është paraqitur. Kjo është një lojë e ulët. Nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj çështje që i ka kushtuar shtetit 419 milionë euro. Ky komision me vendim të Kuvendit është ngritur me përbërjen dhe drejtimin tim dhe unë do bëj këtë detyrë që më është caktuar”- ka thënë kreu i komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEBATET

Ristani: Zoti Berisha do të vij në seancë, pasi të largohet konflikti i interesit.
Balla: Në Shqipëri gjykata ka re shkallë; Gjykata e Shkallës së Parë, e Apelit. Ke qenë në burg apo jo?
Ristani: Jo s’kam qenë.
Balla: Ke qenë në burg. Si s’paske qenë në burg.
Ristani: Je mashtrues dhe shpifës.
Balla: Ik shlye burgun, se ke një vendim. Kjo është një lojë e ulët që do të shmangi dëshmitarin Sali Berisha të vij në këtë komision për të dhënë dëshmi. Ky Komision Hetimor si çdo komision thjesht thërret dëshmitar dhe jo të pandehur. Është hera e parë që ngrihet një alibi nga ana e një dëshmitari për të dëshmuar. Ai duhet të kishte ardhur sot këtu. Sipas nenin 16 pika 4, dëshmitari do merret me forcë dhe do vij në këtë Komision.
Bode: Ky komision është përdorur nga ana juaj për të nxjerr inate personale me Berishën. Kjo është diçka e faktuar. Racionaliteti i qëndrimeve të tua e kalon qëndrimin e njeriut normal. Ju keni tejkaluar me qëndrimet tuaja. Gjykata ju ka dënuar pasi keni shpifur për familjen e Zotit Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?