Çfarë do të ndodhë më punojësit e administratës? Rama premton “furtunë”
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe institucionet shtetërore që brenda 10 ditëve të bëjnë një “skaner” të të gjithë punonjësve të administratës, të cilët nuk kanë diplomat përkatëse për funksionet që ushtrojnë.
Këtë nismë Rama e ka njoftuar nga Vlora, ku ka deklaruar se do t’i shpallë “luftë” analfabetizmit në administratën shtetërore.
Rama paralajmëroi operacionin “fshesa” për punonjësit e administratës, të cilët janë emëruar politikisht dhe që nuk janë eficientë në punë.
“Kemi njerëz të mirëshkolluar, kemi njerëz të mirëtrajnuar e të mirëpërgatitur që rrinë pa punë dhe kemi analfabetë që merren në punë e që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kemi njerëz që paguhen nga taksat e shqiptarëve komplet në vendin e gabuar, që nuk përputhin as arsimin, as trajnimin, as eksperiencën me nevojën e vendit të punës që mbulon. Të tilla ka pa fund dhe justifikimet për këto, duke filluar nga justifikimi me parti, duhet të marrin fund.
KOHA JONË SONDAZH

