Çfarë fsheh dosja ‘184’, ku përfshihen zyrtarë të lartë socialistë

Kryetari  i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat, përveç dosjes ‘339’, përmendi edhe ‘184’, për të cilën paralajmëroi publikimin e fakteve të reja në ditët në vijim. Megjithatë, çfarë ështe dosja ‘184’ dhe çfarë përmban ajo? Në një investigim të ‘BIRN’ në bashkëpunim me ‘Zërin e Amerikës’, publikuar me 30 janarë të vitit 2019, nënvizohet se dosja ka të bëjë më zgjedhjet vendote të parakoshmë të shtatorit të vitit 2016 në Dibër, ku u zgjodh Muharrem Rama, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit.

“Procedimi me nr:184/2016 lidhet me zgjedhjet e kryera më 11 shtator 2016 në Dibër për të zgjedhur pasardhësin e Shukri Xhelilit-i shkarkuar pasi u kap mat në një video-regjistrim ndërsa kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Por zgjedhjet e reja, të cilat nxorrën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje.

Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh kontrovers me lidhje të forta në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende”, shkruante BIRN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike kujton për BIRN se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni. “Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,” tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Fushata elektorale në Diber u drejtua nga ish-ministri i Damian Gjuknuri në një kohë që mjaft aktiv ishin edhe deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Politiko.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?