Çfarë manovre Rama-Basha! Ndryshim i Reformës Zgjedhore: Kush parti del e para merr plus 10 deputetë!
I ftuar në Çim Peka Live, analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me një draft-marrëveshje mes Ramës dhe Bashës në bashkëpunim me ambasadat, për Reformën Zgjedhore.
Një nga pikat e kësaj draft-marrëveshje është edhe kthimi i Primit në zgjedhje, ku partia që merr përqindje më të lartë përfiton 10 deputetë. Pra nëse deri tani duhej të fitonte 71 deputetë dhe merrte pushtetin, ndërsa me këtë manovër, edhe nëse nuk merr 71 deputetë, por del parti e parë, përfiton nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor edhe plus 10 deputetë.
Por PS-ja si parti tradite përherë del e para, ndaj ky Pazar Rama-Basha siç po thuhet blindon Ramën në pushtet, edhe 10 apo me shumë vite.
Analisti theksoi se kjo pikë është skandalozë pasi kjo gjë shaktërron demokracinë dhe çimenton PS-në në pushtet.
Arjan Curri thotë se “Primi e shkatërron demokracinë pasi i jep mundësinë që forca e parë politike sikur vetëm me 1% të jetë para, merr 10 deputetë plus. Ekujlibri i forcave politike në Kuvend nuk është pasqyrim i vullnetit të popullit pra e shtrëmbëron në çdo rast. Për sa i përket aplikimit në Shqipëri është skandaloze dhe e tmerrshme pasi çimenton PS-në në pushtet. Imgjaninoni që në zgjedhjet e ardhshme, që për shkak të konsumit politik për kaq vjet në pushtet dhe humbet 10 deputetë, atëherë ajo mjafton të ketë 1% më shumë se i merr sërish 10 deputetë për të qeverisur”
Nëse kjo realizohet si pazar Rama-Basha, sepse për të ndryshuar Kodin Zgjedhor duhen 84 deputetë dhe PS nuk i ka, ndaj duhen edhe disa deputetë të Bashës që të bëhet ky ndryshim.
Nëse ndodh kjo që shkohet në votime!
KOHA JONË SONDAZH

