Çipa: LSI një forcë serioze politike që denoncon me fakte

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa teksa ka dhënë një intervistë për ”A2Cnn”, në emisionin Debat për Konventën e LSI dhe rikthimin e Ilir Metës në opozitë, është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë serioze politike që denoncon me fakte.

”Mendoj zbardhja dhe vazhdimi i zbardhjes së inceneratorëve është një nga goditjet më faktologjike që Partia Lëvizja Socialiste për Integrim po i bën shumicës qeverisëse dhe në mënyrë të veçantë qeverisjes së kryeministrit Rama.

Sepse ajo de fakto po kryen një atribut një rritje të ndjeshmërisë së opionit publik, shumat që përmenden nga foltorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që janë bërë pjesë e dosjes hetimore nga SPAK-u për këtë aferë, janë shumë sensitive shkaktojnë ndjeshmëri të lartë, janë të vendosura në një kontekst problematik për financat publike, janë të vendosura në kushtet e një krize e cila po shtresëzohet gati çdo ditë për arsye dhe të konteksteve ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që në këtë pikëpamje mendoj që politikisht dhe partiakisht Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjetur një kazuz të cilin po e vendos në epiqendër të vëmendjes të opinionit publik. Në rastin konkret unë e konsideroj punë seriozë të LSI këtë gjë. Dhe këtë duhet ta themi. Është hera e parë që në një mënyrë kaq të përgatitur kaq të strukturuar, një forcë politike e merr në investigim apo qoftë në zotërim dokumentacionin që lidhet me një aferë dhe e shpalos në sytë e publikut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?