Çuçi përplaset me Bardhin: Deputetët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionin “Sky ECC”

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit për Mandatet, teksa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me kolegun e tij nga PS, Bledi Çuçi.

Bardhi u shpreh se nisma për të deklaruar deputetët nëse e kanë përdorur apo jo aplikacionin Sky Ecc dhe Enkro Chat është në nderin e tyre nëse do ta nisin nga vetja.

Nuk po them se deputetët e kanë përdorur për krime. Mund ta kenë përdorur për arsye private të jetës tyre. Por secili prej nesh do duhet të deklarojë e ka përdorur apo ja platformën e Sky Ecc. Kjo është e gjitha. Kush nuk ka asgjë për të fshehur nuk ka pse të frikësohet. Për sa kohë ne ja kemi vënë detyrim funksionarëve të tjerë të shtetit do duhet ta nisim nga vetja. Kjo është e ndershme. Sa kohe detyrojmë një funksionar policie që paguhet me 600 mijë lek të vjetra ne do duhet nisim ne nga vetja. Ky është standard moral”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?