Çupi: Mazhoranca provokon opozitën

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi në Top Story se mazhoranca ka provokuar vazhdimisht opozitën që prej zgjedhjeve të 25 qershorit. “Provokimi dhe presioni i mazhorancës ndaj opozitës daton që pas 25 qershorit dhe vinin me kompleksin se nuk e kishin marrë votat me të drejtë, por me të blera”, deklaroi ajo.

Në Top Story, Çupi quajti provokim edhe dy votat e rrjedhura nga opozita që shkuan për Gramoz Ruçin kur u zgjodh kryetar i Kuvendit. “Gramoz Ruci provokoi me dy deputetë të opozitës, që në mbledhjen e parë. Mazhoranca e bëri këtë për të tërhequr vëmendjen nga emërimi i Gramoz Ruçi. E nisi me dy deputetët e sajuar dhe më pas me mbylljen e fjalës”, tha ajo.

“Nuk ka ndodhur që kryetarit të opozitës t’i mbyllet goja. Të gjitha kërkesat e PD në tre javë u janë drejtuar kryetarit të parlamentit bazuar në rregullore. Nuk e justifikojnë dot nenin 49 dhe sot asnjë jurist nuk mund të votonte pro masës ndëshkimore për Flamur Nokën”, vijoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?