FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dako flet në Gjykatë: S’e kam shkelur ligjin

Vangjush Dako gjatë seancës gjyqësore ditën e sotme ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila.

Dako është shprehur se kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Mediat raportojnë se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

Ai i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për t’u paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?