FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashamir Shehi: Protestuesit në shesh do qendrojnë me orë të zgjatura

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se qëllimi i vetëm i protestës së sotme të opozitës është që të mbledhë sa më shumë njerëz në shesh, për të qëndruar aty sa më shumë.

“Sot do të qëndrojmë në shesh me orë të zgjatura dhe do të shohim se si do të reagohet”, u shpreh Shehi për A2 CNN. “Nuk pyesim shumë për lejen e policisë, kjo është një protestë paqësore. Prej kësaj proteste presim masivitet, njerëz që reagojnë ndaj kësaj qeverie që ka thyer çfarëdolloj rekordi”.

Shehi kishte edhe një mesazh për Kryeministrin, i cili ndodhet në Berat. “Rama të bëjë çfarë të ketë qejf, ne nuk na interesojnë punët e tij, na intereson që njerëzit t’i përgjigjen reagimit opozitar. Ne dalim në shesh se nuk pyesim më për zotin Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dashamir Shehi: Presim masivitet nga protesta, qëndrojmë me orë të zgjatura

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?