Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Debat i ashpër edhe në CDU. Rrezikohet karrikja e kancelares Merkel

Forum E shtunë, 24 Korrik 2021 19:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas negociatave dhe vendimit për krijimin e koalicionit të madh, nuk ka qetësi as në CDU. Tani po kontestohet ndarja e posteve, madje edhe vetë kancelarja Merkel. Në CDU “ekziston një dëshpërim” i madh lidhur me vitet e ardhshme, thotë shefi i rinisë së CDU, Paul Ziemiak, për gazetën “Bild am Sonntag”. Kancelarja Angela Merkel “duhet të tregojë guxim dhe në ministri të futen edhe zëra kritikë”. Bëhet fjalë për të ardhmen e CDU-së si një parti popullore.

Ai kërkon nga kreu i partisë që në fund të shkurtit të bëhen publike para kongresit të partisë vendimet për emërimet në ministri, të cilat me marrëveshjen për koalicion, do t’i takojnë CDU-së dhe CSU-së. “Emrat duhet të bëhen publik”, thotë Ziemiak. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, CDU mund të futet me një ndërgjegje të pastër në koalicion të ri me partitë e tjera.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

 Merkel (CDU) und JU Vorsitzender Paul Ziemiak (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Merkel dhe Paul Ziemiak

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumë politikanë të Unionit kanë kritikuar ndarjen e ministrive. Partia “me vetëm 20% të votave”, SPD, ka marrë gjashtë ministri, ndër to tri shumë të rëndësishme. Kjo ka shktaktuar pakënaqësi të mëdha tek CDU. Në veçanti humbja e ministrisë së Financave ka shkaktuar protesta.

“Goditje e rëndë”

“Kjo të dhemb shumë”, thotë Jens Spahn, anëtar i kryesisë në CDU, për gazetën “Presse am Sonntag”. Fakt është që pa sakrifikuar këtë ministri, nuk ka pasur shanse të krijohet një koalicion me partinë SPD, por “çmimi është bukur i lartë”, tha Spahn. Për CDU-në është kjo një goditje e rëndë. Ministri Peter Altmaier relativizon këtë humbje. Natyrisht që humbja e kësaj ministrie paraqet humbje, sepse ka qenë një pjesë e identitetit të saj”, thotë ai për gazetën “Welt am Sonntag”. Nga ana tjetër, CDU do të ketë ministrinë e Ekonomisë, që nuk e ka pasur për gati 10 vjet me radhë. Ndërsa ministria e Financave, sipas të gjitha gjasave, do të drejtohet nga Olaf Scholz (SPD).

Lëkundja e karriges së kancelares Merkel?

Krahas debatit për humbjen e posteve ministrore, kohët e fundit janë shtuar zërat që kërkojnë edhe përfundimin e erës së kancelares Merkel. Deputeti i CDU Klaus-Peter Willsch ka kërkuar nga partia e tij që të përgatitet për kohën pas kancelares Merkel. “Ne duhet të mendojmë që tani se si do pozicionohemi pas kancelares”, tha Willsch për gazetën  “Rheinischen Post”.

Jens Spahn (picture alliance/dpa/M. Kappeler)Jens Spahn

Edhe më konkret ishte sekretari  i shtetit Spahn, i cili për gazetën “Presse am Sonntag”, foli për “kohën pas kancelares Merkel”. CDU ka njerëz të mirë gjithandej. Konkretisht ai foli për kryeministrin e Saksonisë, Michael Kretschmer, shefin e partisë në Tyringji Mike Mohring, zëvendëskryetaren Julia Klöckner, deputetin Carsten Linnemann dhe shefin e rinisë në CDU Ziemiak.

Spahn foli për një konkurrencë të denjë për postet udhëheqëse në CDU, “kur të vijë koha”. Christian Wagner i ka bërë thirrje kancelares Merkel që të japë një sinjal të qartë, sa më parë. Politikanët e përgjegjshëm mendojnë edhe për pasardhësit e tyre, por në këtë drejtim ende nuk ka asnjë sinjal. Në CDU mendohet se krerët e partisë duhet të ulen dhe të bisedojnë se si duhet evituar një katastrofë edhe më e madhe, pas rezultateve të dobëta që partia ka shënuar në zgjedhjet e fundit. (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 17 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 18 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 22 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.