Debate në grupin e PS, Gjylameti: Më kanë vjedhur firmën për ‘lojërat e fatit’. Braçe: Vaksinat iu jepen fermerëve të LSI.

Grupi i Partisë Socialiste është karakterizuar sot nga debatet.

Deputeti Erion Braçe ngriti me shqetësim sëmundjen e dermatozës nodulare tek gjedhët, ndërsa është ankuar për aleatin LSI. Kjo pasi sipas tij, vaksinat po i shpërndahen të diferencuara vetëm fermerëve të LSI.

Në mbështetje të këtij pohimi thonë burimet për News24, ka dalë edhe deputeti tjetër Arben Çuko, i cili ka sjellë shembullin e disa fshatrave në zonën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, debatet nuk kanë munguar. E pazakontë ka qenë deklarata e socialistes Blerina Gjylameti. Ajo i ka kërkuar grupit parlamentar të prononcohet lidhur me keqpërdorimin e firmës së saj në dokumentin ku një grup prej 7 deputetësh përfshirë edhe atë, kërkonin shtyrjen e ligjit për lojërat e fatit me dy vite të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, firma në amendamentin e depozituar në kuvend nuk është vendosur për një përmbajtje të tillë të ligjit, pasi ajo është kundër lojërave të fatit. Për këtë arsye do t’i dërgojë shkresë kuvendit për t’u tërhequr nga kjo nismë. Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi mësohet t’i ketë thënë se këtu nuk është vendi për të diskutuar një gjë të tillë, dhe sipas tij ka instanca të tjera që do ta marrin në diskutim sa më shpejt.

Problematike duket të jetë edhe situata me gazin. Ministri Damian Gjiknuri mësohet të jetë shprehur i shqetësuar për mënyrat e tregtimit të gazit në Shqipëri, ku mungesën e sigurisë, e kanë pësuar në kurriz qytetarët, madje edhe me jetë të humbura.

Sipas tij, duhet të nisin të zbatohen masat e rrepta që parashikohen në ligjin për tregtimin e gazit, të miratuara pak kohë më parë në kuvend, për të shmangur të tjera viktima. Por megjithatë në grup është vendosur që këto masa të mos aplikohen në dimër, pasi qytetarët rrezikojnë jetën nga i ftohti.

Deputetëve gjithashtu i është lënë më shumë kohë për t’u përgatitur për paketën fiskale 2017 që do të kalojë për votim në parlament të enjten e ardhshme, ndaj këtë javë ligjvënësit nuk do të kenë mundësi të replikojnë me njeri-tjetrin në kuvend, por nëdatat 14 dhe 15 dhjetor.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?