Debate të forta në Komisionin e Etikës. Deputetët e PD-së përplasen me Klotilda Bushkën
Ka plasur debati në mbledhjen e Komisionit të Etikës pasi deputetët demokratë kërkojnë praninë e mediave, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Nuk merr dot masa mbi ne, ku jemi këtu në komunizëm? S’jemi në diktaturë, ka procedura.
Bushka: Qetësoji kolegët që mbledhja të bëhet normale.
Vokshi: Kërkuam të mbyllet dhe të futet media, s’jemi në diktaturë.
Nallbati: Ne duhet t’jua dimë për nder se jeni mësuar bëni dënime pa gjyq meqë i referohemi rregullores po ju kërkojmë ta zbatoni, keni një kërkesë jashtë afateve tani ça do bëjmë këtu teatër, të mos flasim për të tjerat, një pyetje kam a nuk ju vjen zor nga vetja që jeni kthyer në mekanizma të vegjël pa vlerë që ju kurdisin?
Bushka: Detyrën po bëj.
Nallbati: Na pushkatoni s’ka problem, nuk çuditemi.
Bushka: Kujdes me çfarë thua.
Nallbati: S’jemi në shkollë nuk na mësoni të flasim.
Komisioni është mbledhur për të diskutuar kërkesën e deputetëve të PS-së për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Sipas socialistëve, deputetët e PD kanë penguar zhvillimet në Kuvend.