FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati me dyer të mbyllura ne Byro, Paloka: T’i kërkohet falje Flamur Nokës

Zbardhen bisedat e para të mbledhjes me dyer të mbyllura të Byrosë së Kuvendit, aty ku po diskutohet për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetit Flamur Noka, që krijoi rrëmujë sot në sallën e Parlamentit.

Kreu i grupit Palamentar të PD-së, Edi Paloka jo vetëm ka kërkuar të mos dënohet Flamur Noka, por i është drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi duke thënë se duhet t’i kërkohet falje deputetit demokrat.

Në nisje të mbledhjes, Paloka i ka thënë kryeparlamentarit Ruçi se është pikërisht ai që e ka shkelur rregulloren, ndërsa dënimin e meriton kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Keni shkelur rregulloren, nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama. Duhet t’i kërkoni falje Flamur Nokës”,- ka thënë ai, sië raporton “BalkanWeb”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?