Deda: Ndërkombëtarët pro PD-së, gati aksioni për të rrëzuar Ramën

Me ardhjen e 2017, politikës i shtohet beteja e zgjedhjeve parlamentare. Me dekretimin e datës së zgjedhjeve, prej kohësh partitë në vend kanë lëvizur strukrurat për të qenë gati. Partia Demokratike ka kohë që vendit i ka veshur një panoramë që sipas tyre është e “llumtë”, kjo duke u përqendruar tek denoncimet e përditshme apo dhe te mospërmbushja e kushteve për jetë parlamentare normale dhe ç’është më e rënda për zgjedhje normale.

Deputetja Albina Deda, vë theksin se kjo mazhorancë që ka në qelizë edukatën diktatoriale dhe po adapton ç’do rast vetëm diktaturën e numrave dhe kartonave parlamentare. E pashpresë për këtë gjendje, Deda shprehet se: “Këtu vdes dialogu dhe shpresa për konsensus. Nuk mendoj se kjo mazhorance ka përbërje, ideologji dhe lidership që ti përgjigjet aktivitetit tonë ndaj shumë shpejt do ti përgjigjemi dhe ne me një strategji aktive”.

Depuetja e qarkut Lezhë, nënvizon edhe se PD-ja është e organizuar por vetëm priten vendimet politike. “Shqipëria në ç’do plan po rrezikon rrënimin. Ne nuk do të lejojmë…! Natyrisht ne jemi një fuqi e organizuar dhe për veprimet e mëtejme do ketë vendime politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deda vë thkesin edhe tek faktori ndërkombëtar, ku për të PD-ja ka mbështetjen e duhur. “E gjithë situata e brendeshme politiko-ekonomike por dhe ajo ndërkombëtare gjeo-strategjike flasin totalisht në favor të opozitës. Ne do të shkojmë në zgjedhje, do të veprojmë me guxim që të jenë të lira dhe do të përmbysim kastën më skandaloze në historinë e shtetit tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a po i paraprin PD disa qëndrimeve ekstreme, fillimisht me bojkot ndaj Kuvendit e më pas me mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në rast se rrethanat nuk ndryshojnë? Për sa kohë që këto pyetje e shumë enigma fshihen në korridoret e selisë blu por ka edhe deputetë të flasin e qartë vendimet e PD-së.

E sa për zgjedhjet e ardhshme në 2017, Deda pohon se PD-ja nuk do të lejojë që asnjë që vota të ndërrojë destinacion. E për këtë ajo shprehet se kjo arrihet duke u ndërrmarë hapi i parë, “largimi nga qeveria i Edi Ramës”. Mesazhi i deputetes, mbetet që vendi do të shkojë në zgjedhje, e ku do të veprohet me guxim. “Kushdo që mendon se do mund të marrë pushtet me diktaturën e krimit, të drogës dhe vjedhjes jo vetëm gabon por po e provokon rëndë këtë vend. Është kohë alarmi për atdheun e kombin”.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?