FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e Palokës shpjegon dy kuvendet e PD

Nga Astrit Patozi

Deklarata e pafajshme dhe e sinqertë Palokës nuk ka ndonjë vlerë juridike, që mund të përmbysë balancat e luftës mes palëve, dhe as mund të përdoret si një dëshmi me peshë të madhe politike, sepse nuk është ndonjë zbulim i madh.

Edhe pse i ka vënë njësoj në vështirësi, si “foltoren” e doktorit, ashtu edhe selinë e vulës së Lulit, ajo nuk çudit askënd në atë që ka mbetur në atë parti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e dinë të gjithë ç’kanë bërë, sa herë është zgjedhur kryetari i PD-së, që prej vitit 2013 e këndej, pavarësisht pozicioneve të sotme kundër njëri-tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ajo vlen shumë për të kuptuar se pse Basha dhe Berisha e shmangën me të gjitha mënyrat dhe mjetet një përballje të drejtpërdrejtë me votë, por vrapuan secili në kuvendin e vet, njëri në stadium e tjetri në pallat.

Sepse askush prej tyre nuk kishte më siguri se do ta aplikonte më mirë se tjetri atë “mjeshtërinë” e manipulimit apo vjedhjes së zgjedhjeve, për të cilën foli, me ose pa qëllim, mbrëmë Edi Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?