Deklaratat e Donald Lu, vjen reagimi nga PS: Qeveria ka një plan…

Pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu, se në vend ka 20 familje kriminale që drejtojnë krimin, vjen reagimi i parë nga socialistët. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, deklaroi se për këtë duhet të flasin më mirë organet kopetente.

Balla nënvizon se qeveria ka një plan për këtë çështje dhe se ai do të jetë i hapur për çdo ndyshim ligjor që do të jetë i nevojshëm në lidhje me këtë problematikë.

”E para nuk dua që të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkonfinuar dhe në çdo rast që duhet të jetë rregullojë dhe për ndryshime në ligj do të jem gjithmonë pro çdo detyrimi ligjor që ndoshta do të duhet të ndryshohet. Do të jeni të sigurt që do të jemi dëshmitarë të një platforme të madhe të të gjithë institucioneve të tjera për forcimin e shtetit ligjor në vend”, deklaroi Balla për gazetarët në përfundim të mbledhjes së konferencës së Kryetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?