Deklaratë e studentëve: PS të qëndrojë larg protestës. Militantët po dhunojnë protestuesit

Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat e studentëve që po organizojnë protestën e sotme, ka dalë sot në mbrëmje me një deklaratë për mediat. Studentët bëjnë thirrje që partitë të qëndrojnë larg protestës.

Ata i referohen incidentit të ndodhur sot me banorët e Unazës së Re që nuk u lejuan në protestë. Lëvizja për Universitetin konfirmon edhe një herë si organizatore e protestës së nuk janë aktivistët e saj ata që refuzuan banorët, pro aktivistë të partive politike.

Siç tregojnë dhe pamjet në media, të rinjtë që ishin brenda protestës dhe ndaluan banorët janë aktivistë të PS dhe Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Ndaj dhe thirrja e studentëve sot duket se shkon pikërisht për Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagimin e Lëvizjes për Universitetin përmenden dhe fakte shqetësuese ku flitet për dhunë ndaj protestuesve. “Dënojmë çdo akt dhune apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë sulmesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah”,- thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë:

THIRRJE PARTIVE TË QËNDROJNË LARG PROTESTËS SË STUDENTËVE

Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.

Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre.

Përmes shpifjeve të përhapura nga disa kanale dhe në disa nivele është tentuar të përhapet edhe gënjeshtra sikur Lëvizja ka penguar protestues të “Astirit” që t’u bashkoheshin protestës. Jo vetëm që kjo gënjeshtër u zbulua nga mungesa e fakteve që lidhin studentët e Lëvizjes me rastin në fjalë, por edhe vetë akuzuesit kanë pretenduar më vonë përmes fotove se bëhej fjalë për ndonjë veprimtar partiak që nuk e lidh asgjë me ne.

Gjithashtu, dënojmë çdo akt dhune apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë sulmesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah.

Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, çka nuk lë hapësirë për negociata. – Lëvizja Për Universitetin

Skandali/ Të rinjtë e FRESSH përzunë nga protesta e studentëve banorët e Unazës së Re

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?