Demalia: Nesër shqiptarët të shkarkojnë Ramën si kryeministër

Për analistin Ilir Demalia, shqiptarët që i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit Ilir Meta, që nuk duhet të lëvizin nesër nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë.

“Edi Rama jo vetëm kërkon të tretë por nuk ka kufizim mandati si kryetar partie dhe kjo do të thotë se edhe si kryeministër nuk ka kufizim mandati, nëse nuk e ndalojmë dot. Nesër është një rast shumë i mirë për të dalë shqiptarët, të mos shkulen nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë, të mos e bëjnë për Ilir Metën, ta bëjnë për të ndaluar me një keqe që po i kanoset Shqipërisë me sundimin e Edi Ramës”.

Ai shtoi se kongresi i PS-së ishte një kongres i familjes Rama dhe jo i Partisë Socialiste. “Siç na e shpalosi edhe Linda Rama, na dha pasardhësin e Ramës, duke thënë që djali i tyre e ka quajtur Shqipërinë shtëpi. Ishte një kongres i familjes Rama, nuk ishte një kongres i partisë socialiste. Nuk kishte diskutime dhe debate. Të gjithë duartrokisnin si të ishin në pularinë socialiste”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?