Demokrati i Devollit në foltore: Koalicionin me LSI e prishën ne, i kishim një borxh moral se dogji 19 mandate

Në foltoren e ditës së premte të ish-kryeministrit Sali Berisha në Devoll një nga demokratët pjesëmarrës në takim përtej problemeve të brendshme të PD ka folur dhe mbi marrëdhënien e saj me aleatët dhe në veçanti me LSI.

Në fjalën e tij Zajev Pasho thotë se shkaktarja kryesore për mosfunksionimin e marrëveshjes me LSI ishte Partia Demokratike. Teksa shprehet se Partia Demokratike i kishte një borxh moral LSI për shkak të djegies së mandateve ai gjithashtu pranon se sulmet ndaj LSI bënë që votat e saj të majta të shkojnë tek PS.

Erdhi koha do të futeshim në zgjedhje në një koalicion me LSI. Si mundësi që të gjithë analistët të majtë dhe të djathtë deklaronin që opozita e bashkuar me një listë i fiton zgjedhjet e ndarë i humbet zgjedhjet. Pasi forcë e parë do të dalë PS dhe ai do t’i blejë 3 deputetë po qe se nuk arrin maksimumin. Dhe c’bëmë më tepër e prishëm ne koalicionin sesa ata. I kishim borxh një gjë morale LSI se në fund të fundit për hatrin tonë dogji 19 mandate në Parlament. Dhe prishja e koalicionit dhe shkatërrimi i LSI ishte në dëmin tonë se ato ishin 24 karat të majtë dhe do shkonin tek PS“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?