FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënohet Noka, shtyhet seanca, Berisha: Ministri i fundit i diktaturës, mision për të shkatërruar Kuvendin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Granmoz Ruçi se po shkatërron parlamentin, pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar nga seanca deputetin demokrat Flamur Noka dhe shtyrjen e seancës së Kuvendit për pasdite në orën 17:00.

Berisha tha jashtë seancës se “misioni i fundit i ish-ministrit të diktaturës hoxhiste ishte shkatërrimi i parlamentit. Ai për herë të herë të dytë mohon të drejtën e fjalës për procedurë që është e drejta më bazike jo për parlamentin shqiptar në të gjitha parlamentet e botës përfshirë këtu edhe samitin botëror të OKB. E drejta e procedurës është e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë. E shkel vetëm një njeri që do të shkatërrojë parlamentin shqiptar. Këta duan të shkatërrojnë parlamentin por të jenë të sigurtë se nuk do t’ia arrijnë. Nuk ka arritur kurrë që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e procedurës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?