Denoncimi/ Bregu i publikon emrin: Ky është gjyqtari që nxori në mes të katër rrugëve nënën me 2 fëmijë

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu pasi u mor personalisht me rastin e Liljana Rukos, denoncon edhe një tjetër rast dhune ndaj një gruaje me dy fëmijë.

Duke publikuar letrën e gruas nga Fieri, Bregu shprehet e gatshme të denoncojë abuzimet e gjyqtarëve apo të institucioneve të tjera, siç thotë ajo.

Në letër sqarohet se me vendim gjykate gruaja me dy fëmijë është nxjerrë mes 4 rrugëve, ndërsa shtëpia i është dhënë ish-bashkëshortit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bregu

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kam te qarte qe ne situaten e Liljanes dje dhe te M. ,sot, gjenden shume gra e vajza. Pa lejen e tyre nuk i bej dot rastet publike, por i siguroj se per secilen prej tyre do kerkoj sqarime deri ne fund, qofshin keto vendime abuzive gjykatash apo mosreagim i institucioneve te tjera qe ligji i detyron te mbrojne grate e dhunura dhe jo t’ i dhunojne me tej ato! Si vijon, mesazhi i M. “Pershendetje e nderuar…. Jam nje nen me.dy vajza nga eri prej 4vjetsh e divorcuar..per femren shqiptare mungon respekti . 4 vjet neper gjyqe sorollatje .ish burri me ka nxjer me dy vajzat mes 4 rrugve me pretekstin se shpin e ka ne emer te mamas nderkoh qe 15vjet ajo ka qen kryefamiljarja jon. 15vjet kam kontribuar ne ate familje si nen si bashkshorte si nje individ per te patur nje familje …sot nga padrejtesija une ndodhem me gjith dy vajzat njera adoloshente 16 vjec ndersa tjetra minorene 12 vjec invalide vuan nga astma bronkiale. Ndodhem e pa streh e pa pun neper dyert e njerzve per faktin qe ska drejtesi mbi nenen femren shqiptare. Gjykata e shkalles pare Fier dha urdher qe un me gjith dy vajzat te jetoj ne nje kat te shtepis 3 katshe te ish burrit e ndertuar me djersn e te dyve. Ndersa gjykata apelit Vlor rrezon vendimin e Fierit duke me len sot me gjith dy vajzat ne rrug te madhe. Me 7.11.2016 me vendimin e gjyqtarit Nazmi Troka gjendem mes kater rrugve”,- shkruan deputetja.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?