FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi i Bashës: “Të fortët” e Elbasanit në “Audi”-n e zi janë larguar nga Shqipëria

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë urgjente për mediat bëri një denoncim dhe e akuzoi sërish kryeministrin Rama si mbështetës të kriminelëve.

Ai tha se dy të dyshuarit kryesorë që ndodheshin brenda “Audit” të zi që goditi makinën e zv.shefit të policisë Gjergji Oshafi mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan janë larguar nga Shqipëria dhe strehohen në një vend të BE-së.

“Të dyshuarit kryesorë që ishin në makinë e policisë në Elbasan janë larguar nga vendi dhe sot gjenden të lirë në një nga vendet e BE”,- tha kryedemokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë në afërsi të Cërrikut u ndalua njëri prej personave që dyshohet se lëvizte me “Audi”-n e zi që u përplas me atë të policisë, por nuk dihet nëse Basha e kihte fjalën për Enea Bekteshin kur bëri këtë denoncim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një person tjetër që dyshohet se udhëtonte brenda Audi-t të zi ishte edhe Suel Çela djali i Petrit Çelës biznesmeni që kishte në pronësi “Audi”-n e zi, njëherësh pronari i tregut ushqimor në këtë qytet.

vijon

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?