Denoncimi i BBC për kanabisin, të rinjtë e PD damkosin makinat e deputetëve para Kuvendit – Fotot
Të rinjtë e aksionit qytetar të drejtuar nga kreu i këtij departamenti në Partinë Demokratike, Ervin Salianji kanë vijuar protestën e tyre për të denoncuar kanalizimin e vendit nga qeveria e majtë para parlamentit shqiptar.
Një ditë pasi çuan vazo me kanabis në oborrin e Kryeministrisë, të rinjtë e PD-së tashmë vendosën në makinat e deputetëve edhe stemën e “Republikës së Kanabistanit”.
Organizatori i kësaj nisme, Rajkard Dervishaliaj thekson se nisma e tyre erdhi pas publikimit të investigimit për situatën e kanabisit në vend nga agjencia e lajmeve BBC.
“I vendosëm sot damkën e kanabisit, stemën që simbolizon me se miri kete mazhorance qeverisese.
Kjo qeveri na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyeti i drogës.
Ne sot do shenjojmë çdo makine deputeti dhe çdo deputet me stemën e Republikës së themeluar nga Rama, Rebublikën e Kanabisit”- u shpreh Dervishaliaj.

KOHA JONË SONDAZH

