Denoncimi i Berishës: Anijet me impiante vijnë nga Bangladeshi, shpërdorim i tmerrshëm i energjisë

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu. Ai tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë.

“Sot dua të sjell në vëmendje të mediave dhe publikuar, nje zhvillim anti ekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet për prodhimet e energjisë, nga Bangladeshi në portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit.

760 mil euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë kostojnë për 2 vite që do punojnë këto impiante, përfshi këtu qerane dhe naftën që shpenzojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshte keni të detajuar nga ekspertët, koston e këtyre impianteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kostoja ditore është,për prodhimi e një megavati këto impiante harxhojnë 220 litra naftë, impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë, në rast se e shumëzojnë me 220 litra, ato shpenzojnë 580 mijë e 8  litra naftë të ditë.

Prodhimi ditor është mbi 2640 megavat por përveç kostos së naftës, qeraja e impianteve është 91 mije e 117 euro. Në total është 1 milion e 49 mijë euro.

Në rast se llogaris në çmimin e megavatit. 1 megavat, kushton 398 euro. 410 shkon me çmimin sot të naftës”, tha Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?