Denoncimi në KiE, Tritan Shehu: Zgjedhjet u blenë me paratë e krimit

Duke folur në Asamblenë e Këshillit të Europës, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se zgjedhjet në Shqipëri u blenë me paratë e drogës. Sipas tij edhe raporti i vëzhguesve te Asamblesë Parlamentare te KiE si edhe Raporti OSBE/ODIHR‎ për zgjedhjet parlamentare kane konstatuar përkeqësimin serioz te standardeve te zgjedhjeve në Shqipëri. Shehu tha se shitblerja e votës dhe presioni janë kryer ne bashkëpunim me një rrjet të gjere kriminal që kontrollon kultivimin dhe trafikun e kanabisit si dhe të drogave të tjera te forta. “Raporti i vëzhguesve te Asamblesë Parlamentare të KiE ashtu si edhe Raporti Final i OSCE/ODIHR‎ për zgjedhjet parlamentare të 2017, kanë konstatuar përkeqësimin serioz të standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërsa në vitin 2009 zgjedhjet u cilësuan se kishin arritur shumicën dërrmuese të standardeve ndërkombëtarë, zgjedhjet e vitit 2017 kanë cënuar rendë një numër të standardeve bazë. Vëzhguesit ndërkombëtare kanë konstatuar shit-blerje masive të votës nëpërmjet përdorimit të parave kriminale që vijnë nga trafiqet e drogës dhe korrupsioni galopant. Shpesh, ky fenomen është përdorur për të shpresuar pjesëmarrjen ne votim të votuesve të opozitës, kundrejt marrjes me anë të pagesës të dokumentit te identitetit të nevojshëm për votim duke penguar ne thelb te drejtën për të votuar”,- u shpreh Tritan Shehu‎.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?