Denoncohet ‘live’: Pedagogu që u dëbua me forcë kërcënoi studentët

Është tensionuar së tepërmi situata në protestën e studentëve të universiteteve publike sot në ditën e pestë para godinës së ministrisë së Arsimit.
Pasi u dëbua me forcë pedagogu Jani Marka, pjesë e Lëvizjes për Universitetin, një studente ka denoncuar për ‘news 24’ se profesori ka kërcënuar me jetë një protestues.

“Pedagogu ka kërcënuar me jetë një student brenda turmës, e dëgjuam të gjithë shumë mirë. Do shkojë pas pak ta denoncojë në polici”, u shpreh studentja ‘live’, ndërsa sqaroi se profesori u dëbua pasi bëri thirrje për përçarje dhe bëri thirrje për dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?