Deputetët e Komisionit të Themelimit shkojnë te zyrat e PD: Më 8 dhjetor do t’i nxjerrim jashtë!

Një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës kanë shkuar këtë të enjte për të dytën ditë me radhë në selinë së PD-së.

Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri kanë trokitur në derën kryesore të PD, e cila nuk është hapur. Më pas ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Edhe sot, sikurse të mërkurën, mungon lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë, tha Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Strazimiri tha se më 8 janar kur është thirrur edhe protesta kombëtare nga Sali Berisha, janë 44 mijë persona që do kërkojnë të hyjnë në selinë e demokratëve.

“Janë 44 mijë veta që do të kërkojnë të hyjnë në seli në datën 8 janar, këta tani po bëjnë 44 mijë autorizime gati në rastin më të mirë që ti thonë këtij a do futen apo jo?  Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?