Deputetet e PS, deklaratë të përbashkët për Klodiana Lalën

Deputetet e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në një deklaratë të përbashkët kanë dënuar sot sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala.

“Është e patolerueshme dhe e pafalshme që jo vetëm sulmohet një gazetare, por dhuna drejtohet edhe karshi familjarëve. Sulmohet një grua e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar me profesionalizëm e ndershmëri misionin e gazetares. Sulmohet një nënë. Sulmohet liria e fjalës dhe e shprehjes. Ne, deputetet e Partisë Socialiste nuk e pranojmë dhunën dhe nuk heshtim ndaj akteve të tilla kaq të rënda.

Ne, deputetet e Partisë Socialiste kemi bindjen që krimi nuk mund të mbulojë të vërtetën, nuk mund të friksojë, kërcënojë apo lëndojë gazetarët dhe për më tepër një gazetare grua që raporton për të vërtetën. Dhuna nuk mund të ndalojë guximin e një gruaje të bëjë me profesionalizëm punën e saj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?