Deputeti i CDU-së, Zech: Ilir Meta, lider kyç në Ballkan
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Tobias Zech, ka përshëndetur Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Zech vlerësoi rolin “konstruktiv të LSI-së në procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, ndërsa kryetarin e LSI, Ilir Meta e cilësoi “lider kyç të ballkanit”. “Ju jeni lider kyç në Ballkan dhe jemi të sigurt për punën që do bëni“, tha ai.
Tobias Zech tha se CDU mbështet reformat e qeverisë për të afruar vendin me perspektivën europiane.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria, ashtu si edhe Gjermania, duhet të punojnë me të rinjtë. “Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë për të rinjtë, për të ardhmen e të rinjve”.
Fjalimi i plotë i Tobias Zech:
Faleminderit për ftesën në Konventën e partisë tuaj dhe në vendin tuaj të bukur. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Dhe këtë javë Kancelarja Merkel e theksoi edhe një herë që ne do të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, jo vetëm bashkëpunimin parlamentar, jo vetëm në bashkëpunimin bilateral, por edhe bashkëpunimin ekonomik dhe do të jemi bashkë gjatë gjithë kohës.
I nderuar Kryetar Meta, ju dhe partia juaj në shkuarën keni bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të lëvizjes së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Meta ju jeni një lider kyç në Ballkan për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit. Kemi njohur punën që ju keni bërë në të shkuarën gjithashtu jemi të siguritë për punën që do të bëni ju në këtë drejtim në të ardhmen.
Ne njohim dhe vlerësojmë dhe vlerësojmë punën që ju keni bërë gjithashtu në Shqipëri në drejtim të reformës në drejtësi. Ne e vlerësojmë shumë atë. Faleminderit, kjo është rruga e duhur drejtë Evropës. Gjermania e ka ndihmuar në të shkuarën dhe do ta ndihmojë gjithashtu në të ardhmen Shqipërinë dhe do t’ju mbështesim ju në luftën tuaj kundër korrupsionit dhe në ngritjen e një sistemi të duhur të drejtësisë
Gjermania e ka ndihmuar në të shkuarën dhe do ta ndihmojë gjithashtu në të ardhmen Shqipërinë, do t’iu ndihmojë ju dhe do t’iu mbështesë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit dhe në ngritjen e një sistemi të duhur të Shqipërisë. Në këto kohë Bashkimi Evropian është si një anije në një det të trazuar dhe sidomos pas “Brexit”, kontinenti po kalon disa kriza. Ndaj ne do të na duhet të riprojektojmë Evropën e bashkuar.
Na duhet një qasje e përbashkët në politikën e jashtme, duhet të kemi të gjithë një qasje të përbashkët në drejtim të qëndrueshmërisë, stabilitetit politik dhe ekonomik. Por gjithashtu ne duhet të punojmë që nga Lisbona në Portugali dhe në të gjithë Evropën të kemi të gjithë të njëjtin kuptim se çfarë do të thotë Evropë. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë me Ballkanin. Çfarë do të thotë të jesh pjesë e BE-së? A është BE vetëm një bashkim tregtar?
Në këtë Konventë kam parë shumë pjesëmarrës që janë të rinj në moshë. Unë gjithashtu në Gjermani konsiderohem një politikan i ri, por kur ndodhem këtu mes jush më duket vetja i vjetër. Ne gjithashtu duhet të punojmë në drejtim të së ardhmes, të brezit të ri.
Kjo do të thotë që ne gjithashtu duhet të inkurajojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme në drejtim të përgatitjes së brezit të ardhshëm. Ne duhet të punojmë në drejtim të kualifikimit të tyre profesional, të përmirësimit të aftësive të tyre këtu në Shqipëri, sepse ata janë e ardhmja e Shqipërisë, janë e ardhmja e Evropës.
Ne duam t’iu ndihmojmë që ju të krijoni këtu në Shqipëri një atmosferë prosperiteti, një të ardhme më të mirë dhe veçanërisht për brezin e ri, sepse e ardhmja e Evropës është rinia. E ardhmja e Gjermanisë është një bashkëpunim solid me të gjithë Ballkanin dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë. Ju faleminderit dhe ju uroj suksese në sfidat e ardhshme, që do t’i përballojmë së bashku.
KOHA JONË SONDAZH

