Deputeti i partisë së Merkelit “kundër” Krichbaum: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Brenda partisë së kancelares Angela Merkel, përveç zërave kundër progresit të Shqipërisë në BE, siç ishte Gunther Krichbaum, ka edhe të tjerë që janë pro.

Në një shkrim për prestigjiozen gjermane “Focus”, deputeti i i CDU-së dhe anëtari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Bundestag, Martin Patzelt, sqaron arsyet, pse mendon ndryshe nga kolegu i tij Krichbaum, kur bëhet fjalë për progresin e Shqipërisë.

Patzelt madje vlerëson kryeministrin Rama dhe rolin që ai ka patur në zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Para takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Berlin, Angela Merkel premtoi që do të mbështeste zgjerimin e BE-së. Shqipëria nga ana tjetër ka bërë ndryshime rrënjësore vitet e fundit dhe ka hedhur hapa mjaft të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në BE. Këtë e theksoi edhe vetë Merkeli”, shkruan Patzelt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deputetetit të CDU-së, reforma në drejtësi do t’i hapte rrugë integrimit të Shqipërisë në BE. “Vendi konsiderohet stabël, është anëtar në NATO dhe ka marrëdhënie mjaft të mira ekonomike me BE. Ai mbështetet edhe nga SHBA-të gjithashtu”, thotë Patzelt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu, Patzelt e konsideron Shqipërinë si një vend që i respekton liritë themelore të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve. “Shqipëria njihet për tolerancën fetare dhe respektim të të drejtave të pakicave. Ata kanë dhënë një kontribut të madh në pritjen e refugjatëve me origjinë iraniane. Në këtë mënyrë, Shqipëria tregon se Ballkani ka shpresë të sheshojë problemet etnike”, shkruan ai.

Pak javë më parë kolegu i tij, Gunther Krichbaum erdhi në Tiranë dhe vuri 7 kushte për Shqipërinë, por kur vetë kryeministri takoi kancelaren kusht i vetëm rezultoi të ishte zbatimi i ligjit të Vettingut.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?