Deputeti i PD-së, Flamur Noka thirret sërish në SPAK: Do më shihni shpesh në këto dyer

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka qëndruar përreth 1 orë në SPAK, ku ka bërë denoncime për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Pas daljes nga SPAK, në një deklaratë për mediat, ai theksoi se “do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet”, të ato që i quajti një “farsë elektorale”.

Flamur Noka: “Për të denoncuar aktivitetin antiligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorën, të cilët sipas informacioneve tona, përdorën paratë tërmetit. Detyra jonë është të denoncojmë farsën elektorale

Swiss Digital Desktop Reklama

Keni kallëzime të tjera?

Swiss Digital Mobile Reklama

Flamur Noka: Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Janë regjistruar si procedime?

Flamur Noka: Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë ndikim politik SPAK, do të vazhdojmë ta akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?