Deputeti i PD-së tregon lëvizjen e Bashës pas përjashtimit

Demokratët do të vazhdojnë në sallën e Kuvendit deri në rinisjen e seancës në orën 13:00, sikundër njoftoi kryeparlamengari Gramoz Ruçi. Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se kryetari demokrat, Lulzim Basha nuk do dalë nga seanca, edhe pasi Ruçi i njoftoi përjashtimin. Për Report Tv, ai deklaroi se deputetët e PD përfshirë edhe Bashën, do qëndrojnë në seancë derisa të rinisë në orën 13:00.

”Maxhoranca kërkon një parlament pa fjalë dhe debat. Kur shkon në shkollë i papërgatitur siç ka ardhur maxhoranca sot nuk jepet një javë shtesë, por vendoset katër. Mesa duket PS-së kjo çështje i dhemb shumë, janë të papërgatitur dhe po kërkojnë me çdo mjet të shtyjnë seancën e Kuvendit. Kështu i bie që për katër vjet të mos kemi seancë fare, shtyj një javë dhe pastaj edhe një javë tjetër. Ne do rrimë këtu në seancë, dhe fjalën e kryetarit të opozitës nuk ia jep kryetari i kuvendit i cili harron se neni 55 i agjitacion dhe propagandë i përket një kohe tjetër”,-tha ai.

Pyetur se cili është qëndrimi i Gardës?”, ai u përgjigj: Mos mendoni se janë kaq të fortë këta. Janë trembur dhe kanë ikur të gjithë deputetët e maxhorancës, përfshirë edhe qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?