Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi: Droga po shpërndahet nëpër shkolla

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur mbi shqetësimet e të rinjve në Shqipëri. Kërpaçi u shpreh se përdorimi  i drogës në ambiente shkollore është kthyer në një problem shqetësues për të rinjtë dhe familjet e tyre.

“E kishim te narkotikët dhe në fakt unë doja ta vazhdoja. Është shpërndarja dhe përdorimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla. Është një problem shumë madhor, unë në fakt e kam përmendur edhe gjatë fjalimit tim të parë në Parlament. Sepse e kam ndier këtë problem te të rinjtë të cilët e diskutojnë këtë problem si shumë madhor. Por edhe nga familjarë  të cilët po ndjejnë një stres shumë të madh”,- tha deputetja e LSI.

Kërpaçi shtoi se shpërndarja e lëndëve narkotike në shkolla po bëhet një fenomen shqetësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po bëhet trend por po krijon edhe një lloj pasigurie sepse të shpërndahet lehtësisht nëpër shkolla dhe të përdoret pa asnjë lloj kufizimi dhe pa asnjë lloj sigurie ka krijuar një lloj makthi. Një lloj stresi për familjet shqiptare por edhe për vetë të rinjtë që dashje pa dashje nuk duan të bëhen pjese e asaj varësie por duke iu ofruar aq lehtësisht dhe pa u kontrolluar nga policia apo nga organet e tjera kompetente krijon një problem shumë të madh për shoqërinë tonë në fakt. Dhe për mua ka qenë shumë sensitive,këto ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe, shumë shkrime të ndryshme për të bërë diçka. Për të pasur një alternativë sesi ne mund të evitojmë këtë gjë. Jo vetëm nga të rinjtë por dhe nga familjarë të ndryshëm. Ta evitojmë totalisht”,- u shpreh Kërpaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qfmxRPlmUCs” width=”560″ height=”315″]

Kërpaçi është shprehur se shumë prej shokëve të saj në Universitetin e Mjekësisë janë duke ikur nga vendi. Ajo tha se një pjesë e mirë e shokëve të saj të klasës kanë filluar kurse në gjuhën gjermane që më pas të largohen drejtë saj, pasi nuk shohin të ardhme në Shqipëri.

“Është e vërtetë që shumë prej studentëve të mjekësisë po largohen nga vendi. Shumë prej tyre kanë filluar kurset e gjermanishtes sepse fatkeqësisht nuk e shohin veten këtu në Shqipëri dhe duan të largohen. Mund të të them se nëse ne në klasë jemi 200 veta, 150 prej tyre janë të gjithë në kurs gjermanishte”, tha Kerpaci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?