Deputetja e PD-së fyen Erion Braçen, ministrat dhe deputetët e mazhorancës largohen nga salla e Kuvendit
Deputetë të maxhorancës dhe ministrat e kabinetit janë larguar nga salla e Kuvendit, në shenjë proteste pas ofendimeve të deputetes Ina Zhupa në drejtim të socialistit Erion Braçe.
“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s’ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m** të ha goja. Ti që përmende parfumin dje, nuk reagove kur e tha Braçe”, tha Zhupa.
Më pas, kryeparlamentarja Spiropali ndërpreu seancën.
Spiropali: Do e mbyll seancën se është e paprecedentë, ju lutem përmbahuni. Kushdo që fyen duhet të dënohet.
Peleshi: Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje.
KOHA JONË SONDAZH

