FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PD tregon për takimin me ambasadoren Kim: Tha se personat që duhet të shkojnë në burg…

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD Sorina Koti ka folur pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Ajo ka zbardhur detaje nga takimi.

Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë më të thella dhe agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.
Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.
Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.
Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.
Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi deputetja e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?