FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja Grida Duma: Jam me PD, kushdo ta drejtojë!

Deputetja Grida Duma foli nga sheshi në një lidhje për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, duke zbuluar se pse ju bashkua sot protestës së opozitës, të thirrur nga Sali Berisha.

“Është protestë e PD. Për çdo individ organizate, jo më PD, unë jam aty në protestë. Duhet të fuqizojmë reagimin e njerëzve. Problemi më i madh që kanë sot shqiptarët është mpirja. Gjëja që më shqetëson më shumë është se njerëzit kanë humbur shpresën, që përmes reagimit do të ndryshojnë pushtetin e Ramës.

Të gjitha qëndrimet e mia për një PD më të madhe, me ndërkombëtarët dhe aleatin strategjik SHBA, për një PD me shumë ngjyra, qëndrojnë të njëjtat gjëra për mua. Ajo që pashë sot te demokratët ishte emocioni që na shikonin bashkë. Përmes demokratëve do të ngrihen shqiptarët. Pa ata nuk ka ngritje, nuk ka peshë të aksionit politik. Sot pashë, për hir të së vërtetës, një frymë të mirë besimi e shprese. Unë kam qenë pjesë e cdo proteste të PD dhe do të jem, por e sotmja ishte me një frymë besimi më të madhe”, tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?