FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja holandeze përgënjeshtroi Ballën. Ironizon Manjani: Çudi! Ai s’para gënjen

Siç u raportua edhe më herët, deputetja e Parlamentit Holandez Madeleine van Toorenburg, përgënjeshtroi deklaratën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, sipas të cilit parlamentarja holandeze është mikeshë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në reagimin e saj për exit.al, van Toorenburg shprehet se nuk është lobiste dhe se nuk njeh asnjë nga të sipërpërmendurit.

Lidhur me këtë reagon edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon me kryedeputetin socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deputetja holandeze Van Torenburg ka thënë se, nuk e njeh Lulzim Bashën, se Taulant Balla gënjen. Çudi pra! Ai nuk para gënjen”, shkruan Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?