Deviza e bektashinjve me 17 janar 1921: “Pa atdhe, nuk ka fe!”

Nga Artan Hoxha-
U mbushen 102 vite nga 17 janari 1921, kur ne fshatin Prishte te Skraparit, u mbajt per tri dite me radhe Kongresi i Pare Bektashian.
Perfaqesues i qeverise shqiptare te Iljaz Bej Vrionit, ne kete kongres ishte Feim Zavalani, i cili në vitet 1909-1910 drejtonte gazetën “Bashkimi i Kombit”, që botohej në Manastir.
Kongresi aprovoi statutin bektashian, i cili u quajt “Lidhja bektashiane” me 28 nene.
U zgjodh për herë të parë Këshilli Atnor për drejtimin dhe organizimin e bektashizmit në Shqipëri me kryetar baba Ahmet Turanin.
Këshilli Atnor përbëhej nga 7 anëtarë, duke filluar nga Gjysh Ahmet Baba Turani Korça, Gjysh Sulejman Baba Gjirokastra, Baba Ahmet Elbasani, Baba Xhemal Përmeti, Baba Mustafa Frashëri, Baba Kamber Prishta dhe Babab Hajdar Turani.
Për herë të parë u krijua arka e përgjithshme e bektashinjve si dhe themelimi i Mësimores Bektashiane në teqenë e Sukës.
Ky këshill kishte kompetenca të plota për administrimin e teqeve në Shqipëri.
Kongresi i Parë bektashian, ka rëndësi historike, se është i pari në Shqipëri, që formoi Komunitetin Bektashian Shqiptar. Në Kongresin Bektashi në Prishtë u caktua statusi i këtij komuniteti, vërtetimi i të cilit prej Këshillit Ministror, do të bënte të mundur të zbatoheshin ligjërisht vendimet e marra në këtë kongres. Me këtë status Tarikati bektashian shpallej “Komuniteti i Pavarur”.
Aty u vendos deviza e bektashinjeve,
“Pa atdhe, nuk ka fe”…..
Teqeja e Prishtes, ishte djegur gjate shekullit te 19-te nga ushtria osmane. Me pas, u rindertua per t’u djegur serish ne vitin 1914, nga ushtria greke gjate masakrave te kryera ne jug te vendit, me pretendimin se po bashkonte vorioepirin me pjesen tjeter te Greqise…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?