Dhuna ndaj grave/ Klosi: Gjykatat japin urdhër mbrojtjeje sa për sy e faqe

Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi tha për dy krimet e fundit në Fier dhe në Korçë se këto janë raste të rënda dhe për këtë do të propozojnë ndryshime ligjore.

Në një konferencë për denoncimin e dhunës ndaj grave Mirqënies e Mirqënies Sociale Blendi Klosi i cilësoi të pashpjegueshme vendimet e gjykatave pasi kemi raste ku gjykata jep urdhër mbrojtjeje sa për sy e faqe, urdhër që nuk mbron gruan, u shpreh Klosi.

Klosi: “Rastet e fundit të dhunës janë tronditëse. Do ndryshojmë mekanizmat ligjore. Rasti i fundit në Fier është shokues. Jemi duke bere analize të plotë. Jemi duke parë ndryshime ligjore. Janë të pashpjegueshme vendimet e gjykatave pasi kemi raste ku gjykata jep urdhër mbrojtjeje sa për sy e faqe, urdhër që nuk mbron gruan”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?