Dhuna policore mbi Sahit Dollapin/ Reagon Nishani: Rama e Lleshi, llogari të hapur me ligjin e qytetarët

Pas dhunës barbre që forcat e FNSH ushtruan ndaj sekretarit organizativ të PD-së Sait Dollapi, ka ardhur edhe ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD shprehet se, Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar

“Pas 28 vitesh në Shqipëri segmente të inkriminuara, të rekrutuara vitet e fundit në Policinë e Shtetit rikthyen aktet e torturës, në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike. Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar. Tortura publike nuk ka asnjë proporcionalitet dhe nuk do mund të harrohet për asnjë çmim”, thuhet në reagimin e Nishanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?