Dhuna te Bregu i Lumit, Tabaku: Padi për Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, duke kërkuar marrjen e masave për sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit, por veçanërisht gjatë mëngjesit të 9 prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet t’i mbrojë.

Më herët, LSI deklaroi se do të padiste shefin e komisariatit numër 4 në Tiranë për dhunën ndaj qytetarëve.

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se një i moshuar 76-vjecar u operua në kokë, dy zonja janë me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot.

Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë”, shton Tabaku.

https://www.facebook.com/543904035697566/posts/2280524125368873?sfns=xmo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?