FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna tek Astiri, Vasili: Policia armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve

Ish-kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër për dhunën e Policisë së Shtetit ndaj banorëve tek zona e Astrit, të cilët dolën sot në protestë duke i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama. ”Policia gjakosin qytetarët e ndershëm, që mbrojnë pronën e tyre, djersën dhe gjakun e tyre nga faqezinjtë e qeverisë të kapur në flagrancë duke vjedhur paratë e shtetit. Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një ata vetë personalisht dhe ata që i komandojnë”.

Postimi i plotë

Maskarenjtë e policisë ndalojnë dhe dhunojnë poshtërsisht banorët e Astirit, ndalojnë Klevis Balliun dhe mbrojnë hajdutët dhe kriminelët e qeverisë, që vodhën 40 milion euro tek projekti i Astirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia gjakos qytetarët e ndershëm, që mbrojnë pronën e tyre, djersën dhe gjakun e tyre nga faqezinjtë e qeverisë të kapur në flagrancë duke vjedhur paratë e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një ata vetë personalisht dhe ata që i komandojnë. Policia përfundimisht armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?