“Diktatura komuniste” – Nishani: E pafalshme nëse ne do lejojmë të harrohet e kaluara

Përceptimi i shqiptarëve për komunizmin dhe Enver Hoxhën i pasqyruar në një sondazh të IDRA-s është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

Presidenti Bujar Nishani ndërhyri për të prcjellë mesazhin se është  e pafalshme nëse ne do lejojmë të harrohet e kaluara”

“Nuk duhet të harrojmë të shkuarën. Është e pafalshme nëse ne do lejojmë të harrohet e kaluara.  Sot kemi 6 mijë shqiptarë të ekzekutuar që nuk e dinë se ku i kanë varret.   Djathi veza e gjalpi ishin vetëm për një grup luksi për të ushqyer fëmijët e tyre. Ushqeheshim me bukë e sheqer.  S’duhet të harrojmë vuajtjet e diktaturës. NATO që sot na garanton  lirinë e garancinë, konsiderohej si armik. OSBE konsiderohej si organizatë imperialiste që ndërhynte në punët e Shqipërisë. Kjo duhet kujtuar për të verifikuar që e tashmja ka pësuar ndryshime dramatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por a duhet të krahasohemi me të shkuarën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nishani thotë:Nëse do të biem në gabim të krahasohemi me të shkuarën do të mbetemi në stanjacion, status quo. Gjenerata e re duhet të informohet dhe për të shkuarën tonë jo të largët.

Deklarata u bë në simpoziumin antikorrupsion.

Sondazhi i IDRA-s pyeti 995 persona mbi të shkuarën komuniste. 49% e të ankentuarve thonë se komunizmi ka qenë një ide e mirë por e zbatuar keq, kundrejt 37% që deklaruan në intervista se ishte një ide e keqe dhe zbatuar keq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?