Diplomati Çejku: Ka një lloj stepje nga Merkel me qeverinë shqiptare
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku tha se vizita e kryeministrit Rama në Gjermani është e rëndësishme.
I ftuar në studion e Ora News, ai tha se pak ditë më parë Gjermaninë e vizitoi edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.
Sipas tij, vizita të tilla janë të rëndësishme, por nënvizoi se ka një lloj stepjeje nga ana e kancelares Merkel me kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare.
Çejku: Ajo çfarë mund të zbërthehet nga kjo vizitë, ajo çka u pa në media u pa një staniacion dhe frenim i entuziazmit krahasuar me dy vizitat e mëparshme. Tregon se ka një lloj stepje të kancelares Merkel në marrëdhënien me kryeministrin dhe qeverinë shqiptare. Nuk dua të paragjykoj, por do të nisem nga ajo çka u tha në konferencën e përbashkët dhe mesazhet që u shkëmbyen.
Unë prisja që kryeministri të merrte disa angazhime konkrete për sa i përket prioriteteve që kërkohet të përmbushen nga Shqipëria. Ne mund të dëshirojmë që këto pesë prioritete plus dy që i paraqiti deputeti Krishbaun, të ishin vetëm dy, ose një kërkesë. Por, nuk mund t’i minimizojmë këto lloj kërkesat nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania si lokomotiva.
KOHA JONË SONDAZH

